Dy ditë më parë, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njoftoi se po nis sërish betejën me tumorin.
Ajo bëri të ditur se do t’u nënshtrohet intervenimeve të nevojshme mjekësore. Ndërkohë miqtë e saj kanë bërë me dije sot se aktorja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen.
“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.