Milan në verë synon që të afrojë një sulmues, për të kompletuar kështu repartin e avancuar.  Emrat e mundshëm që mund të afrohen në Milano, sipas Corriere dello Sport, duket se janë reduktuar në katër.

Prioritet i kuqezinjve është Benjamin Sesko, slloveni i Leipzig, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Milani do të punojë që të ulë shifrën përmes negociatave, por gjermanët janë të prerë sa i takon ccmimit dhe shitjen e futbollistit nuk e kanë të domosdoshme.

Një mundësi e mirë është edhe Joshua Zirkzee i Bolognas, por konkurrenca intensive dhe çmimi “i kripur” i kartonit e bëjnë operacionin të komplikuar. Nëse klubi nga Bologna kualifikohet në Champions, vështirë se do të bëjë tolerime, teksa do kërkonte 60 milionë euro në tavolinë.

Një alternativë tjetër është ajo e  Jonathan David, qendërsulmues i Lille, kontrata e të cilit skadon në 2025. Më pas, në fund të listës është Serhou Guirassy i Stuttgartit, me futblllistin që kushton 20 milionë euro.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: