NIGERI – Dy imazhe satelitore, e para e fiksuar në 2 janar dhe e dyta pas pesë ditësh, kanë zbuluar aktet e tmerrshme të terroristëve të “Boko Haram” në Nigeri. Në fotografitë e publikuara nga “Amnesty International” duket qartë se si janë zhdukur nga faqja e dheut fshatrat Baga dhe Doron Gowon.
“Këto imazhe vërtetojnë përmasat katastrofike të sulmeve të “Boko Haram”. Njëri nga fshatrat është fshirë praktikisht nga harta, në më pak se katër ditë.”- deklaroi përfaqësuesi i “Amnesty International”, Daniel Eyre.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 11 mijë nigerianë kanë braktisur vendin, për tu shpëtuar sulmeve të “Boko Haram”, që kanë nisur prej 2 janarit në rajonin Borno të Nigerisë.
(er.nu/BalkanWeb)