Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën zonat civile në jug dhe perëndim të shtetit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të “rezistojë”, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.
Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet e saj ndaj instilacioneve ukrainase të energjisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rritur frikën në Ukrainë se do të përsëritet situata e dimrit 2022-2023.
Kompania më e madhe private në Ukrainë e energjisë, DTEK, tha se pesë nga gjashtë termocentralet e firmës janë dëmtuar apo shkatërruar, duke shkaktuar humbjen e 80 për qind të kapaciteteve të gjenerimit. DTEK tha se riparimi i dëmeve mund të marrë kohë deri 18 muaj.
“Tani, nuk ka natë apo ditë kur terrori rus nuk tenton të na e shkatërrojë jetën. Natën e kaluar, ata sërish gjuajtën raketa dhe dronë Shahed ndaj popullit tonë. Por, ne do të mbrojmë veten, do të rezistojmë, shpirti ynë nuk dorëzohet dhe e di që është e mundshme të shmanget vdekja. Jeta do të fitojë”, shkroi Zeneksy në rrjetet sociale.