Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr patate
1 qepë e kuqe
100 ml koncentrat perimesh
200 gr kastravec turshi
½ lëng limoni
3 rrepa të kuqe
2 qepë të njoma
Sallatë marule
3 lgj uthull molle
4 lgj vaj ulliri
2 lç kumin
Kripë
Pak sheqer
Piper i zi

Fillimisht ziejmë patatet në ujë me kripë dhe kumin. Më pas patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë.
Kaurdisim qepën me një lugë vaj, më pas e shuajmë me uthull molle duke shtuar dhe 100 ml koncentrat perimesh. Shtojmë patatet e ziera dhe i lemë për pak minuta të gatuhen me qepën. I largojmë patatet nga tigani dhe shtojmë në të kastravecat dhe rrepat e kuqe të prera në feta.
Vendosim në sallatiere kastravecat turshi, rrepat dhe patatet, shtojmë dhe gjethet e sallatës jeshile dhe i spërkasim me dresing – lëng limoni me vaj, kripë, piper, uthull dhe pak sheqer. Në fund shtojmë dhe pak qepë të njoma të freskëta të prerë hollë horizontalisht.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb