Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka ngritur shqetësimin e tij mbi të ardhmen e turizmit shqiptar si dhe kërcënimet nga të cilat rrezikohet ky sektor.

Ai thekson përmes një mesazhi në ‘Facebook’ se zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zëvendësimin e tyre me grumbuj betoni të shëmtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë.

REAGIMI I TARES
E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kercenimi me zhdukje?
Zhvillime te tilla ne Jugun e Shqiperise po krijojne nje model te demshem per te ardhmen e turizmi duke fshire nje nga vlerat thelbesore te markes vendase. Autenticitetin.
Zhdukja e arkitekturës tradicionale, pejsazheve historike dhe zevendesimin e tyre me grumbuj betoni te shemtuar eshte nje gabimet e medha qe po lejohet te ndodhe. Aq me keq promovimi i tyre.
Por a ka vlere argumenti vetem ne vlerat estetike? Trendi i turizmit boteror ka vite tashme qe po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qendrushmerise se industrise. Ne se Shqiperia do te vazhdoje te promovoje dhe mbeshtesi zhvillime te tilla si fotot ne fjale shume shpejt do te humbasi atraksionin e saj duke u kthyer ne nje destinacion pa vlera lokale. Nderkohe humbesit e medhej do te jene banoret dhe bizneset e vogla ndersa fituesit e medhej do te jetojne ne Vjene apo Paris pasi tju kene shitur vilat e betonit zengjineve te rinj shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb