HAS– Një person ka rënë në prangat e policisë së Hasit pasi iu sekuestruan një arsenal armësh.
Mësohet se është arrestuar Medi Thaçi, të cilit iu sekuestruan një automatik model 53, 3 karikatorë pushke model 56 dhe 25 copë fishekë.
Ndërkohë, Thaçit iu gjetën dhe 570 fishekë dhe 7 kapsolla detonator.
(ed.me/BalkanWeb)