Deputeti socialist Nasip Naço ka kërkuar sot një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku e pyeti se çfarë do të ndodhë me industrinë e armëve në vend si dhe për punonjësit e Poliçanit.

Ministri Peleshi njoftoi se ditën e djeshme u miratua në Këshillin e Ministrave pr ligji për pagesat e punonjësve, që dot ë kalojë në Kuvend.

Pjesë nga interpelanca:
Nasip Naco: I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.
A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare
Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.
Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, cfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Policani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje

Peleshi: Dje në mbledhjen e Këhsillit të Ministrave miratuam pr ligjin për pagesat e punonjësve të ish kombinatit të Poliçanit. Ligj i posaçëm sepse këto ndërmarrjen janë shtetërore, shtetit nuk i lejohet në mënyrë normale pa një ligj të posaçëm të marrë përsipër detyrime e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: