Donjaldo Hoxha, drejtor ekzekutiv “Industria e Përpunimit të Qumështit” i ftuar në emisionin “Sintezë” në News 24, tha se Shqipëria ka çmimin më të lartë në Evropë të qumështit.

“Ne si sektor prodhimi dhe përpunimi është momenti që fermat shqiptare duhet të administrojnë kostot për të qenë konkurrues me blegtorët e rajonit. Nëse blegtori është mirë edhe përpunuesi është mirë. O të dy janë fitues, o të dy janë humbës.

Në të kundërt nga viti në vit, prodhimet e importit të marrin terren. Kursi i këmbimit vazhdon të ulet dhe çmimet e tyre bëhen gjithnjë e më të favorshme. Ne do ta kemi të pamundur për t’i konkurruar.

Duhet të gjitha energjitë të fokusohen tek një pyetje e thjeshtë; pse blegtori shqiptar nuk e prodhon qumështin me të njëjtin çmim ose kosto si blegtorët evropianë. Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje do ta kemi të pamundur të mbijetojmë në periudhën afatgjatë.

Duhet të zgjidhet sot fakti që çmimi i qumështit ka çmimin më të lartë në Evropë. Nëse ne mendojmë se zgjidhja është importi, sektori i përpunimit ka ndërhyrë te instancat për ta zgjidhur. Kemi vite që themi se blegtori shqiptar është në vështirësi. Tregu tanimë është i hapur. Nëse blegtori shqiptar nuk është konkurrues, do të jemi në një situatë të pazgjidhshme”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb