Në këtë pikë të sezonit, ku asgjë nuk është e sigurt, Kupa është kthyer në një “varkë” shpëtimi për të paktën 3 nga 4 ekipet pjesëmarrëse në fazën gjysmëfinale. Vetëm Egnatia e ka të sigurt prezencën në final-four, edhe matematikisht, për rrogozhinasit synojnë të mbrojnë statusin e tyre si kampion në fuqi në Kupën e Shqipërisë. Ekipi i Tetovës udhëton në Shkodër me një bonus të rëndësishëm, kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë. Egnatia është rikthyer sërish në nivele të larta, ka lënë pas krizën që i kishte mbërthyer teksa kanë marrë 6 pikë të plota në 2 sfidat e fundit. Egnatia kapet fort edhe pas sfidave direkte me kuqeblutë, ku në katër përballje këtë sezon, 3 në kampionat dhe 1 në Kupë, kanë fituar 3 dhe humbur 1, por në futboll statistikat janë bërë për t’u thyer, në Shkodër të gjithë besojnë te përmbysja e madhe, fakt që e konfirmuan një ditë më parë trajneri Osmani dhe kapiteni Balaj. Sfida tjetër e kësaj faze është Tirana-Kukësi.

Në Air Albania, ekipi bardheblu synon përmbysjen e madhe, duhet të shënojnë të paktën 2 gola për të mbajtur të gjallë objektivin për të siguruar një biletë për në finalen e 14 majit. Në mënyrë befasuese, Tirana pësoi një humbje të pastër 2-0 në sfidën e parë, por Fagu beson tek eksperienca e lojtarëve që ka në dispozicion. Tirana shpreson që historia dhe statistikat që qëndrojnë në fuqi edhe në këtë sfidë, pasi në 5 përballjet e fundit këtë sezon kanë arritur katër herë të mposhtin Kukësin, por verilindorët janë all-in në këtë përballje Kupe, nuk kanë asgjë për të humbur, por synojnë një fund për prestigj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb