Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor për Shëndetësinë u karakterizua nga debate të ashpra dhe tone të ngritura.

Pas ndërprerjes disa herë të mbledhjes për shkak të tensioneve, kryetarja Albana Vokshi ka mbyllur mbledhjen, ndërkohë që ka njoftuar se takimi i radhës do të mbahet ditën e martë, ndërkohë që për orën do të merret një vendim pak më vonë.

Vokshi ka njoftuar se në rendin e ditës për mbledhjen e radhës do të jetë sërish miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve të ekspertëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb