Instituti i Sigurimeve ka publikuar “on-line” for mularin për t’u plotësuar dhe dokumentet që duhen dorëzuar për të përfituar pensionin e pleqërisë. Në këtë kërkesë personi ftohet të vendosë për llojin e pensionit që kërkon të aplikojë, të specifikojë moshën, vitet e punës si dhe ku kërkon ta tërheqë pensionin, në postë a në bankë. Ndërkohë në formularët e pensionit të pleqërisë ju mund të aplikoni edhe për 2 kompensimet e energjisë që janë përkatësisht 648 dhe 640 lekë të reja. Sipas ligjit të ri, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar çdokush me periudhën e sigurimit të kërkuar në ligj, ndërsa ky raport do të shumëzohet me pensionin social. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Baza mesatare e vlerësuar është edhe elementi i formulës që lidhet drejtpërdrejt me kontributet e sigurimeve shoqërore të derdhura, përllogaritja e të cilëve ndryshon për periudhën para dhe pas vitit 1994. Sipas ligjit të ri, kjo bazë llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Këto paga do të indeksohen me koeficientin, i cili është përcaktuar tashmë nga qeveria e që ndodhet në tabelën bashkëngjitur shkrimit.
Ndërsa, për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e kësaj baze do të merren pagat referuese, të cilat janë të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave e që ndryshojnë sipas llojit dhe kategorisë së punës. Ndërkaq, ligji saktëson sesi do të procedohet me të punësuarit në ish-kooperativat bujqësore, gjatë viteve të komunizmit. Ndryshimet që ka pësuar ligji përcaktojnë se llogaritja e bazës së vlerësuar do të bazohet te paga referuese.
(Formularet mund ti gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
