Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpool këtë verë.Pavarësisht se janë shtuar spekulimet për vetë faktin se po i afrohet 12 muajve të fundit të kontratës, sulmuesi do të respektojë marrëveshjen aktuale që skadon në vitin 2025.

Salah u përfol për një lëvizje në Arabinë Saudite pasi ndiqej nga Al Ittihad verën e kaluar, por vullnetari i lojtarit qetësoi tifozët dhe drejtuesit. Ai njihet si një nga lojtarët më besnikë, për të ky është sezoni i shtatë në “Anfield”.  31-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 17 gola dhe ka dhuruar 9 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb