TIRANE

Transporti publik në kryeqytet ka bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe lehtësimit të udhëtimeve të qytetarëve, në lidhje me stacionet, oraret dhe intineraret, përmes Google maps.

Kreu i shoqatës së transportit Publik Dashnor Memaj tregon se përveç qytetarëve shqiptarë, Google maps iu vjen në ndihmë sidomos turistëve, të cilët përmes tij informohen në kohë reale për stacionet e autobusëve, oraret e lëvizjes së tyre, trafikun dhe rrugët alternative që mund të ndjekin.

Memaj tregon se Google maps është i vlefshëm për të gjitha linjat e transportit në Tiranë, ndërsa problem sipas tij mbeten adresat e paazhornuara.

Kreu i shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj shprehet se hapi i radhës është vendosja e tabelave elektronike në stacione dhe shtimi i korsive të dedikuara për transportin urban për të shmangur trafikun e rënduar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb