Milani duket se ka ide të qarta për forcimin e mbrojtjes gjatë verës. Konfirmimi vjen nga The Athletic, sipas të cilit kuqezinjtë janë të gatshëm të fokusohen te Diego Carlos, futbollisti që luan për ekipin nga Birminghami, Aston Villa.
Qendërmbrojtësi brazilian ka luajtur në 24 paraqitje në Premier League deri më tani këtë sezon nën drejtimin e Unai Emery. Diego Carlos shihet nga drejtuesit si një “dhuratë” që do t’i jepet trajnerit të ri për prapavijën e sezonit të ri. Diego Carlos firmosi me Aston Villan në maj 2022, pasi fitoi një titull të Ligës së Evropës me Sevillan.
(J.S/BalkanWeb)