Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, foli në FcInter1908.it për fitimin e titullit dhe për rinovimin e sulmuesit argjentinas.

“Lautaro është shumë i lumtur në Inter! Ky është momenti për të shijuar gëzimin e të qenit kampion. Kjo është një arritje e madhe e tij dhe shokëve të skuadrës. Ai ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij. Ne po punojmë për të ardhmen” – Tha ai. Lautaro ka qenë protagonist absolut me skuadrën gjatë gjithë këtyre viteve, duke udhëhequr grupin drejt sukseseve të mëdha.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb