Duke komentuar ngjarjen e ndodhur midis bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj dhe një zyrtari të lartë të Ministrisë së Financave muaj më parë, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se ngjarja u publikua tani për të hequr vëmendjen nga skandali i 5D.

“Ka dalë tani në pah për të fshehur skandalin e Veliajt. Kjo nxirret dhe po ta shihni që kurse ka plasur skandali i 5D, kanë dalë disa skandale dhe po nxirren këto dosje që ishin mbuluar me pluhur. Reagimi i kësaj ministres është skandaloze. Nuk ke asnjë zyrtar të shtetit që ketë një qëndrim normal. Të dalë zonja në fjalë dhe ta trajtojë si çështje banale kur ishte bashkëshorti i vet me vartësin e vet. Ky është rast i paprecedentë. I ndërhyrjes së familjarëve duke shantazhuar dhe madje plagosur”, tha Këlliçi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb