Barcelona fitoi 4-2 ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Katalanasit realizuan të parët me Lopez, por mysafirët përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë me Duro dhe Pepelu.
Dalja me karton të kuq e portierit të Valencias, Mamardiashvilli në të 45-tën komplikoi në maksimum llogaritë e ekipit të Berajas. Në superioritet numerik, gjërat u bënë të lehta për skuadrën e Xavit. 3 golat e Lewandowskit në pjesën e dytë sollën fitoren e Barcelonës, skuadër kjo që renditet në vendin e dytë.