Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga tornadot, ndërsa dëmet materiale shkojnë në miliona dollarë. Në SHBA, tornadot janë një fenomen i zakonshëm. Rasti më i fundit është ai i tornadove që goditën Koloradon lindore, ku shkaktuar dëme në shtëpi dhe makina.
Katër tornado goditën kontenë Yuma, 156 km nga Denveri, sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar. Pesë persona u plagosën lehtë, bën të ditur “Associated Press”. Vorbulla e ajrit arriti lartësinë 15 km nga sipërfaqja e tokës.
(m.k/BalkanWeb)
