Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr makarona spageti
70 gr pançetë
1 kokërr qepë
50 gr djath parmixhano
3 të verdha veze
200 ml pana
Kripë
Piper i zi
Fillimisht ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim në të pançetën, më pas shtojmë qepën dhe e kuardisim derisa të zbutet plotësisht.
Marrim një tavë me forma, i lyejmë format me gjalpë dhe me ndihmën e një piruni rrotullojmë makaronat të mbështetura në lugë dhe i vendosim në forma. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me panën, shtojmë djathin parmixhano të grirë dhe pançetën e kaurdisur me qepën. E trazojmë mirë duke shtuar kripën dhe piperin e zi dhe me lugë mbushim format ku vendosëm makaronat. E vendosim tavën me forma në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
