Një lajm shokues për gjetjen e një shqiptari me kokën e prerë ka bërë jehone në mediat shqiptare.
Bëhet fjalë për një trup të pajetë në Igumenicë të Greqisë, i cili pasi është gjetur nga fermerë të zonës është dërguar në qytetin e Selanikut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Portalet shqiptare me burime kanë identifikuar viktimën si shtetasi Bledar Kujtim Terpollari (26 vjeç) nga Backa e Skraparit. Disa e tepruan duke publikuar dhe foto ‘ekskluzive’ të marra nga nje profil në Facebook! Në fakt djali ne foton e Facebook, Bledari është shëndoshë e mirë dhe jeton në qytetin e Tiranës.
Ai tregon se është gjallë dhe shprehet i revoltuar për këtë keqinformim e për përfshirjen e tij nga portalet të cilat duke kopjuar lajmin nga njëri-tjetri, i kanë shkaktuar dëm psikologjik atij dhe familjarëve. Terpollari shprehet se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore!
Por, djali harron detajin, se mediat kane theksuar se, Bledi Terpollari eshte nga Backa e Skraparit dhe jo nga Tirana. Sikunder shume raste te tjera ne Shqiperi, emri dhe mbiemri jane te ngjashem, dhe ndryshimin e ben atesia. Ne rastin e djalit te masakruar, identiteti i plote eshte Bledi Kujtim Terpollari, ndryshimin e ben dhe vendlindja nga Skrapari, qe Bledi Terpollari nga Tirana e ka anashkaluar.
Nderkohe policia greke vijon hetime per zbardhjen e plote te ngjarjes se rende ne nje stan ne Igumenice, ku u gjet trupi pa koke i nje shqiptari me emrin, Bledi Kujtim Terpollari.
(d.b/BalkanWeb)
