TIRANE
Alma Bektashi thotë se beson te dashuria dhe se ajo është ndjenja më e bukur. E pyetur nga Mabel nëse beson te dashuria, artistja tha:
“Besoj te dashuria. Dashuria është kur ti i do njerëzit pa kushte, pa paragjykim, ashtu si janë ata. Është ndjenja më e bukur”.
Sakaq, ajo tha se pas divorcit të saj vite më parë, tanimë gjendet shumë rehat dhe lumtur me dy fëmijët Anisën dhe Orestin.
Sibora: Të gjitha nuset duhet të dijnë ta bëjnë byrekun, sidomos atë me qumësht…
Alma Bektashi: Shpirti, teta Alma ka harruar kur ka qenë nuse! (Qesh)
Alketa Vejsiu: Sot se di m’u duke pak kështu si nuse mua o Alma, mos ka ardhur dëshira për t’u rimartuar gjë?
Alma Bektashi: Jo zot na ruaj! Uuu qyqja!
Alketa Vejsiu: Pse Zot na ruaj? Alma se desh më re nga karrigia zemër…(Të qeshura)
Alma Bektashi: Jo zemër jam shumë mirë, rrofsh! Jam shumë e lumtur, jetoj me Anisën dhe Orestin dhe është periudha më e bukur e jetës time.
