Prej dekadash Berlini është në përpjekje për të shitur një nga banesat e pushimit të një prej propagandistit nazist të Joseph Goebbels, por tashmë duket se institucionet kanë hequr dorë, duke deklaruar që kushdo që është i interesuar mund ta marrë pronën falas.
Prona përfshin një vilë dhe një hapësirë tokësore, që në total shkojnë në 17 hektarë.
Senatori i financave Stefan Evers njoftoi se prona do t’i jepej falas kushdo që shprehte dëshirën për ta pasur, kjo pasi prona ishte kthyer në një barrë financiare për Berlinin për shkak të kostove stratosferike të mirëmbajtjes.
Goebbels, një anëtar i rrethit të brendshëm të Hitlerit, e ndërtoi shtëpinë në vitin 1936 dhe e përdori atë për marrëdhënie me aktore të ndryshme. Pas rënies së regjimit nazist, ajo u përdor për një kohë të shkurtër nga aleatët si një spital ushtarak përpara se të kalonte në duart e sovjetikëve, të cilët e kthyen atë në një kamp rinie.
Që nga viti 2000, pasuria, afërsisht 10 milje në veri të Berlinit, ka qenë e pabanuar dhe vila, e rrethuar nga një pyll i dendur pas liqenit Bogensee, është shkatërruar. Shumë nga dritaret janë të mbyllura ose të thyera, dhe pjesë të fasadës mungojnë.
Senatori paralajmëroi se nëse nuk paraqiten pronarë të rinj siç ka ndodhur në dekadat e fundit, atëherë shteti i Berlinit nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse ta prishë objektin.
Sipas ZDF, shteti i Brandenberg deri më tani ka hezituar të marrë pronën sepse kostot e rinovimit do të shkojnë në rreth 350 milionë euro. Kjo tregon se shembja e objektit është ajo që me shumë mundësi do të ndodhë, pasi kostoja për shembjen e objektit shkon vetëm 50 mln euro.
(BalkanWeb)
