Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se granatimet e kompleksit të apartamenteve në Belgorod nga ukrainasit ishin “barbare”.

Deklarata e tij i referohet faktit që gjatë ditës së sotme, fragmente të një rakete të nisur nga Kievi, por që u rrëzua nga mbrojtja ruse, shembën një pjese të një kompleksi apartamentesh në qytetin rus të Belgorodit

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Ukraina përdori për sulmin raketa Tochka-U, Vampire dhe Olkha, si dhe raketa.

Si pasojë e ngjarjes raportohet se humbën jetën shtatë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: