Sot ka nisur punimet Kongresi i 66-të i FIFA-s në Meksiko Siti. Në takimin e parë Këshilli i FIFA-s ka rënë dakord për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur në agjendë kërkesën e Gjibraltarit dhe Kosovës për anëtarësim në FIFA, transmeton Indeksonline.

Në përputhje me statutin e FIFA-s dhe në bazë të rekomandimit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s i kërkoi Kongresit që të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarë të 210 dhe 211 të FIFA-s.

Po ashtu u kërkua që në qoftë se këto dy shtete pranohen në FIFA në Kongresin e Meksikës, të kenë të drejtë pjesëmarrjeje në kualifikimet për Botërorin e vitit 2018, që mbahet në Rusi.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: