Ashtu si Matteo Berrettini, edhe tenisti tjetër italian Jannik Sinner duket se po përjeton një histori të re dashurie. Për këtë janë të bindur shumë në rrjetet sociale, ku disa rrethana lexohen si ‘indicie’ të përfundimit të lidhjes mes tenistit 22-vjeçar nga Tiroli i Jugut dhe Maria Braccini.

Disa fansa të tenisit dhe çiftit nuk kanë munguar që postimi i fundit i saj në Instagram daton gjashtë javë më parë, me një foto të publikuar nga Miami kur Sinner triumfonte në turne. Po cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Sinner?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Quhet Anna Kalinskaya, një teniste 25-vjeçare ruse, numri 26 në botë, ish e e tenistit australian Nick Kyrgios. Ajo u pa në qytetin Piemontese ditët e fundit. Një rastësi? Shumë në rrjetet sociale nuk mendojnë kështu, madje ka nga ata që janë të bindur se gjerdani i shfaqur së fundmi në fushë nga rusja është në fakt një dhuratë nga Jannik…

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb