Një çft i ri në showbiz është zbuluar nga e përjavshmja ‘Chi’ e cila ka publikuar foto të Raffaella Fico, ish e dashura e Mario Balotellit, me Alessandro Moggi, djalin e Luciano, ish menaxheri i përgjithshëm i Juventusit.
Të dy janë njohur për motive pune dhe tani janë të pandashëm. Konfirmimi vjen direkt nga Fico që thotë: “Unë po kaloj një moment vërtetë shumë të bukur”.
Alessandro Moggi, përveçse një prokuror sportiv, ka hapur një shoqëri që merret me yjet e spektaklit. Djali i Luciano është takuar me Fico për çështje pune, por duket se mes tyre ka lindur dashuria.
(da.xha/BalkanWeb)