Guardiola falënderon West Ham, United i thotë praktikisht lamtumirë Champions Legue, Mourinho sigurisht ndihet i zhgënjyer, ndërsa Ferguson takon Mauricio Pochettino. E marta ka qenë sigurisht një ditë e ngarkuar në Londër për të tashmen dhe për të ardhmen e Premier League.

Humbja në “Upton Park” e dënon Man.United, edhe pse ende jo matematikisht, të luaj në Europa League sezonin e ardhshëm. Edhe për Pep Guardiolën aventura në Premier League do të nisi në malore, fillimisht duhet të zhvillojë një ndeshje “playoff” për të siguruar Champins League.

Mourinho, është personi më i pakënaqur nga dita e martë, prej kohësh i projektuar si pasuesi i Van Gaal në stolin e Man.United. Europa League nuk i le një shijë të mirë, si të mos mjaftonte ky fakt, mediat britanike kanë fotografuar Sir Alex Ferguson teksa drekonte në Londër me Mauricio Pechettino, trajneri aktual i Tottenham, gjithashtu i lakuar si një alternativë për të drejtuar United sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Tottnham deklaruan se ishin në dijeni të këtij fakti, ata ndihen të qetë pasi Pochettino ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021. Nga ana tjetër nuk është një mister, Ferguson prej kohësh ka shprehur pëlqimin e tij ndaj trajnerit të Tottenham. “Përkëdheljet” e tyre publike kanë bërë që e ardhmja tek Man.United të mos jetë e sigurt.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb