Numri i incidenteve antisemite të regjistruara nga një qendër kërkimore në Berlin arriti një maksimum historik pas sulmeve të grupit islamik Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor.

Vitin e kaluar, Qendra e Kërkimit dhe Informacionit për Antisemitizmin (RIAS) në Berlin numëroi gjithsej 1 270 ofendime dhe kërcënime fizike përmes internetit.

Kjo është një rritje prej gati 50% krahasuar me vitin 2022 dhe është gjithashtu numri më i lartë i regjistruar nga RIAS në një vit të vetëm.

“7 tetori 2023 shënoi një pikë kthese, pasi që atëherë antisemitizmi ka qenë shumë më i pranishëm në Berlin ku format para ekzistuese të antisemitizmit kanë zënë rrënjë dhe janë intensifikuar”, theksoi RIAS.

”Jeta hebreje në sferën publike pas 7 tetorit ishte edhe më e kufizuar se më parë, ndërsa përdorimi i gjuhës antisemite në internet ishte më i papenguar”, deklaroi Rias.

Numri i incidenteve të raportuara antisemitike u rrit ndjeshëm në tre muajt e fundit të 2023 pasi 62% e të gjitha aksidenteve të regjistruara vitin e kaluar kanë ndodhur në atë periudhë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: