Shteti gjerman njofton se do të vazhdojë ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën.

Paketa e re do të përfshijë dhjetë tanke luftarake Leopard 1 A5, së bashku me Danimarkën.

Ukraina do të marrë edhe 34 drone zbulimi RQ-35 Heidrun si dhe 20 dronë zbulimi VECTOR me pjesë këmbimi, raporton Telegraf.

Gjithashtu në pako përfshihen edhe mbi 1.75 milion fishekë për armë zjarri. Mjetet të cilat përfshhen janë edhe:

Mjet i rikuperimit i blinduar ARV Bergepanzer 2;

Shtrues të urëve;

Automjet inxhinierik i blinduar Pionierpanzer Dachs;

4 automjete inxhinierike Ëisent 1;

8500 fishekë për artileri 155 mm;

111 pushkë Haenel CR308, 80 pushkë snajper Haenel HLR338, 540 pushkë sulmi Haenel MK556;

20 mitralozë MG3 për tanke Leopard, transportues të blinduar të personelit Marder dhe automjete inxhinierike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb