Nuk e ka pasur kurrë në dispozicion, por Sylvinho beson te Marash Kumbulla. Përpara se Sylvinho të zbarkonte në Tiranë, Kumbulla pësoi një dëmtim të rënë, këputi ligamentet e gjurit, duke qëndruar jashtë fushës së lojës për një periudhë të gjatë. Kumbulla vendosi të largohej nga Roma gjatë meraktos së janarit për të pasur më shumë minuta në dispozicion, i vetëdijshëm se në prag ishte edhe “Euro2024”.
Qendërmbrojtësi kuqezi u transferua te Sassuolo ku për fat të mirë në këtë fund sezoni gjeti hapësira. Është e dukshme që Kumbulla nuk është ende në formën e tij më të mirë, të paktën në tre daljet e fundit me Sassuolon ishte protagonist negativ, por në radhët e Kombëtares shpresojnë shumë që Kumbulla të ngrihet në lartësinë e pritshmërive. Vetë mbrojtësi kuqezi e priste me padurim një ftesë nga Sylvinho:
“Krenaria që po provoj në këto momente është e vështirë për t’u shpjeguar. Të përfaqësoj vendin tim në këtë kompeticion është një ëndërr që fëmijë, një ëndërr që më në fund po realizohet. Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithnjë maksimumin për të bërë krenar njerëzit tanë! Forca Shqipëria”, shkruan Kumbulla në profilin e tij. “Euro2024” pritet të jetë një vitrinë e rëndësishme për Kumbullën pasi lojtari pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verë, më saktë pas Evropianit. Për momentin, Kumbulla pritet të kthehet nga huazimi, do të rikthyet në kryeqytet te Roma, për të vendosur më pas se ku do të vijojë karrierën.
(BalkanWeb)
