Kukësi, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, është zyrtarisht pa trajner. Ditën e sotme ishte vetë tekniku gjirokastrit Bledar Devolli, i cili ka njoftuar se është larguar nga klubi i Kukësit.

Në deklartatën e tij, Devolli shprehet:  “Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”

Devolli nuk arriti dot të mbante Kukësin në superiore, ndaj klubi verilindor tani do duhet të punojë për gjetjen e teknikut të ri, me qëllimin nisjen nga puna, për realizimin e objektivit sezonal, atë të rikthimit sa më shpejtë, në elitën e futbollit shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: