Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr fileto peshku
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Rozmarinë
Trumzë
1 kokërr qepë
1 kokërr vezë
50 gr peksimadhe
Kripë
Piper i zi
1 kokërr limon
Miell për lyerje
Vaj për skuqje

Lajmë dhe thajmë peshkun, e presim atë në copa të vogla dhe e marinojmë me lëng limoni. Më pas copat e peshkut i kthejmë në pure me një grirëse qepe duke shtuar dhe 2 lugë lëng limoni. E vendosim purenë e filetos së peshkut në një tas ku shtojmë në të hudhrën e shtypur, qepën e grirë imët, një vezë, erëzat e grira imët, peksimadhen, kripën dhe piperin e zi. Me duar të lagura formojmë 8-10 qofte të cilat i kalojmë pak në miell sa të pudrosen lehtë. Nxehim vajin dhe kalojmë qoftet në tigan duke i skuqur për 3-4 minuta në temperaturë mesatare nga të dy anët. I largojmë nga tigani dhe i mbulojmë për 5-6 minuta para se ti shërbejmë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb