Gjendet në Sarandë automjeti i Gerald Shehut, autori i dyshuar i vrasjes së recepsionistit të hotelit “Greccia” në Dhërmi. Eraldo Nevruzi është marrë peng mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet të jetë ekzekutuar nga Gerald Shehu. Trupi i viktimës ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, automjeti me të cilin është larguar autori është gjetur disa orë më parë në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Gerald Shehu mësohet se është arrestuar në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për t’u larguar drejt Anglisë.

Nuk ka ende informacion zyrtar nëse Shehu është larguar drejt Korfuzit duke përdorur Portin Detar të Sarandës apo Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës.

Nëse ka përdorur këtë të fundit, atëherë ai mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë që e kanë transportuar nga Saranda drejt Qafë-Botës ku më pas mund të ketë shkuar në Igumenicë e më pas me traget në Korfuz.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb