Në epokën e dezinformimit, ministri i Jashtëm britanik, David Cameron ra në kurthin e ngritur nga sozia e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i cili arriti ta mashtrojë gjatë një video-telefonate duke u paraqitur si ish-presidenti ukrainas, njoftoi media britanike.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme në Londër, telefonata me video ishte “e shkurtër” dhe u zhvillua “ditët e fundit”.

”Të dy shkëmbyen gjithashtu mesazhe të shumta dhe Cameron u pendua më pas për gabimin e tij”, shtoi zëdhënësi.

”Edhe pse video-telefonata dukej qartë se kishte të bënte me Poroshenkon, pas bisedës Cameron kishte dyshime për vërtetësinë e saj”, shpjegoi ministria duke shtuar se Poroshenko i rremë i kërkoi Cameronit edhe detajet e kontaktit të tij dhe se në atë moment ministri e ndërpreu bisedën.

Zëdhënësi nuk shpjegoi se kush ishte autori dhe as se si arriti të kontaktonte drejtpërdrejt me Cameronin duke shtuar se ai kishte publikuar publikisht detajet e episodit nga frika se mund të “manipulohej”.

”Manipulimi i mjedisit të informacionit po bëhet gjithnjë e më i pranishëm”, tha ministria.

”Ndërsa ndjen keqardhje për gabimin e tij, ministri i Jashtëm beson se është e rëndësishme të denoncohet kjo sjellje dhe të shtohen përpjekjet për të kundërshtuar përdorimin e dezinformimit”, shtoi ai.

Poroshenko ishte president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe gjatë mandatit të tij si kryeministër David Cameron shpesh kishte marrëdhënie me liderin e atëhershëm ukrainas, duke përfshirë takime në samite ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: