Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka thënë të dielën se sulmi në Banjskë të Zveçanit e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e veriut të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për dhënie fund të tensioneve dhe krizave.

“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Prandaj, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë.

Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo rikthim të mundshëm të dhunës”.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradin mohon gjithçka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: