Në përfundim të ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila u mbyll në barazim 2-2, faqja e njohur sa i përket statistikave, Sofascore ka publikuar edhe notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Nuk ka asnjë dyshim, sa i përket më të mirit nga futbollistët tanë: Thomas Strakosha, u shpall futbollisti me vlerësimin më të lartë, me notën 8.8. Performanca e Strakoshës ishte fantastike, sidomos gjatë pjesës së dytë, kur kreu disa pritje me të vërtet spektakolare. I dyti ishte Qazim Laç i vlerësuar, jo vetëm për golin e realizuar që hapi zhbllokoi shifrat, por për gjatë gjithë ndeshjes ishte motori në mesin e fushës, lojtari më energjik, që shfaqi shumë grintë duke thyer madje shumë aksione të kroatëve. Laçi u vlerësua me 7.8, një notë shumëe lartë kjo, por tërësisht e merituar. Ai mund të konsiderohet fare mirë si “gjetja” e Sylvinhos, duke e aktivizuar si titullar.

Pas tij vijnë Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti, të dy të vlerësuar me notën 7.1. Futbollisti më pak i vlerësuar sipas Sofascore ishte Nedim Bajrami me 6.3, që u duk në fakt shumë larg performancës ndaj Italisë. Ndërkohë që pas tij ishte sulmuesi Rej Manaj, me vlerësimin 6.4.

Për kroatët ndërkohë, futbollistët më të vlerësuar ishin Andrej Kramariç dhe Luka Modriç, të vlerësuar me 8.1, ndërsa futbollisti që zhvilloi performancën më të dobët, sipas Sofascore ishte Borna Sosa me 6.4 dhe Gvardiol me 6.6, me futbollistin e Cityt, prej të cilit pritej vërtet shumë, por që nuk u ngjit dot asnjëherë në nivelin e pritshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb