SHBA-Në Tampa, Florida, një qen i racës pastor gjerman ka shpëtuar pronaren e tij 7-vjeçare nga sulmi i një gjarpri të madh me zile. Qeni është ndeshur dhe ka arritur ta largojë gjarprin pavarësisht kafshimeve të tij.
Tashmë qeni hero është shtruar në një klinikë veterinare dhe kurimi për dezintoksikimin e tij kushton rreth 15 mijë dollarë.
Por mijëra përdorues në rrjetet sociale, të prekur nga veprimi i mikut më besnik të njeriut, kanë arritur të mbledhin deri më tani rreth 35 mijë dollarë për kurimin e qenit.
(d.d/BalkanWeb)
