SHBA – Donald Trump ka kthyer sërish gishtin nga refugjatët. Në një intervistë radiofonike, kandidati për president nga radhët e republikanëve, tha se refugjatët do të bëjnë atentate të ngjashme me ato të 11 shtatorit në SHBA.
“Ata mbajnë telefona me flamurin e ISIS me vete.”- tha Trump.
Ndërkohë, presidenti Barack Obama shfrytëzoi një ceremoni ku dorëzoi disa diploma në New Jersey, për të sulmuar Donald Trump, duke theksuar se “injoranca nuk është një virtyt”.
“Bota nuk ka qenë kurrë kaq e lidhur dhe po lidhet çdo ditë e më shumë. Ndërtimi i mureve nuk do t’i ndryshojë gjërat”- tha presidenti Obama.
(er.nu/BalkanWeb)
