Deputetja Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka folur në lidhje me taksimin e profesioneve të lira.
Ajo tha se rritja e taksave për rreth 30 mijë profesionistë është një shkelje flagrante e shtetit.
Tabaku u shpreh se vet shteti e ka treguar në një formë se kjo taksë është arrogante dhe abuzive, i ka detyruar vet qytetarët që të largohen sepse nuk i përballojnë dot kostot.
Në të gjithë procesin që kam ndjekur, ka pasur pafund qytetarë thotë Tabaku, ata kanë shprehur problematikat e tyre dhe se kjo taksë nuk është e drejtë.
Ndërkohë që kjo taksë bie në kurriz të qytetarëve dhe profesionistëve të cilët e kuptojnë fare qartë që është abuzive dhe korrupsion, duke mos ju lënë rrugë tjetër përveçse të largohen, u shpreh deputetja Tabaku.
Tabaku:
Rritja e taksave për rreth 30 mijë profesionistë është një shkelje flagrante e shtetit.
Një shtet i cili në një formë e ka treguar se kjo taksë është arrogante dhe abuzive.
Kjo është forca e pushtetit, shtypen dhe taksohen edhe profesionet e lira.
Në gjithë procesin që unë e kam përmendur dhe kam denoncuar këtë skemë korruptive ka pasur pafund njerëz, qytetarë dhe profesionistë të cilët më kanë shprehur problematikat e tyre.
Më kanë treguar se është e pamundur, e padrejtë që të taksohen dhe zgjedhin më pas të ikin nga Shqipëria .
Kjo taksë është një peshë e shtuar në kurriz të qytetarëve, të cilët pasi shohin se nuk i përballojnë dot më kostot, largohen nga vendi i tyre.
