Komuniteti LGBT në një aktivitet të organizuar në kryeministri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, ka shpërndare çmime per 10 personazhet e vitit, një prej të cilëve iu dha dhe gazetares së News24, Ola Bruko, për sensibilizimin që i ka bërë opinionit nëpërmjet temave në emisionin, “Njerëz në Fokus”.

Sipas këtij Komuniteti, ata janë personazhet pa të cilët ky komunitet nuk do të mund të bënte përpara.
Vetë gazetarja në momentin e marrjes së çmimit, u shpreh se; “Në ditët e sotme duhet kurajo edhe për të qenë aleate e komunitetit LGBT, kjo për shkak te paragjykimeve dhe stigmatizimit që iu bëhet”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: