Ata janë 4… Të papërmbajtshëm… Gati të pa menaxhueshëm… Flasin të gjithë në të njëjtën kohë, por kujdes: shpesh të vënë në lojë. Ata janë Kleis, Marlon, Xhon dhe Era, aktorët më të rinj të spotit televiziv të Telekom Albania.

Kohët e fundit janë bërë personazhe të njohura për publikun. Fytyrat e tyre shfaqen shpesh në ekran. Janë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pika e bashkimit është një reklamë për një orë super inteligjente. Ora e Telekom Albania, “MyKid”, do të ndihmojë, jo vetëm fëmijë kaq të hedhur sa këta të fundit, por të gjithë fëmijët nga mosha 4-12 vjeç, të jenë në kontakt të vazhdueshëm me prindërit.

Ata nuk njiheshin më parë. Frekuentojnë shkolla të ndryshme. Sot janë shumë shokë. Aq shokë sa kanë nisur t’u vënë nofka njëri-tjetrit. Asnjë prej tyre nuk pranon se ka një nofkë, por shpejt harrojnë dhe thërriten me nofka. Xhon “Bufi”, Marlon “Mendjemadhi”, ndërsa nofkat e Kleis dhe Erës janë klasifikuar si “sekret”.

Të tre djemtë pranojnë se edhe kalimtarët i njohin në rrugë. Shpesh i pyesin: Mos je ti ai djali i reklamës? Kleis, i cili është edhe më i madhi i grupit, thotë se jo vetëm që e njohin, por edhe i kanë kërkuar autografe herë pas here. Xhoni, si djali më i ndrojtur i grupit thotë se tashmë në shkollë është më i famshmi. Ndërsa, Marlon dhe Kleis duket se u janë përgjigjur me shpesh pyetjeve kureshtare të bashkëmoshatarëve: Si dole tek ajo reklama? Çfarë bën ora? Si funksionon? Dhe ata të parët që morën këtë produkt inovativ shpjegojnë me detaje shërbimet e orës inteligjente të Telekom Albania.

Xhirimet për reklamën e Telekom Albania u zhvilluan në qytetin e Korçës dhe zgjatën 4 ditë. “Ishte një argëtim i vazhdueshëm. Kemi ndenjur zgjuar deri vonë. Sa shumë u kënaqëm”, thotë Xhoni. Tashmë kanë nisur të flasin si profesionistë të vërtetë. “Më shumë dubla bëmë aty kur duhet të na mbante Xhoni në kurriz të gjithëve. Yyyyy, 100 dubla kemi bërë, por ja dolëm”, thotë Kleis. “Bëmë dhe shumë dubla me biçikleta. Kemi bërë gjithë ato metra dhe i numërova të tëra me orën MyKid”, thotë duke qeshur Xhon.
Nga katërshja, Marlon “Mendjemadhi” është më profesionisti dhe më i apasionuari pas teknologjisë. “Ora është e paparë dhe shikoni se çfarë bën ajo”, thotë ai duke treguar funksionalitetet e “MyKid” blu që mban në dorë.

Pyetjes se çfarë u pëlqen më tepër të bëjnë kur të rriten, ata u përgjigjen njëzëri: Dua të dal në televizor. Por pas kësaj përgjigjeje qëndron dëshira e tyre për t’u bërë i njohur për publikun dhe të merren me teknologji. Ndoshta angazhimi në këtë spot televiziv dhe zotërimi i orës inteligjente është dera e parë në botën e teknologjisë së informacionit. Dikush do i përkushtohet artit, dikush sportit dhe ku i dihet, edhe politikës. Pas disa vitesh, rrugët e tyre do të jenë të ndryshme, por pasioni dhe vullneti do të mbeten të njëjtë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: