TIRANE– Dita e sotme, 19 maj, për Kuvendit më sa duket nuk është vetëm një ditë ku mbahet seanca plenare. Që në fillim të saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka përcjellë urime për ditëlindjen e tre deputetëve.
Majlinda Bregu, Kejdi Mehmetaj, dhe Petrit Vasili, janë tre deputetët të cilët festojnë sot ditën e tyre të lindjes.
“Kjo është një ditë e veçantë për Kuvendit. Tre deputetë festojnë sot ditëlindjen. Deputetja Bregu ka ditëlindjen sot, dhe i përcjell urime. Këtë ma tha deputeti Vasili, i cili po ashtu ka sot ditën e lindjes, si dhe deputetja Kejdi Mehmetaj. I përcjellim atyre urime”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
(el.sp/BalkanWeb)
