*Topalli-Ramës: Çohu fol! (Debatet pa mikrofon: Po fol o frikacak)
*Blushi: Kryetar i rilindjes ke ndërmend ta mbrosh akoma, pse ia nxin faqen ketij vendi
TIRANË- Deputeti socialist Ben Blushi ka bërë publik një mesazh kërcënues që i ka ardhur në telefon fill pasi ka mbajtur një fjalim në seancën e kaluar ku foli edhe kundër Elvis Rroshit. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama, ose siç e quajti ai, kryetar të Rilindjes se ka mbledhur të gjithë të paaftët dhe se po e mban pushtetin me njerëz me precedentë penal.
Por deklarata nuk eshte mirepritur nga kolegu Taulant Balla dhe te dy me pas kane shperthyer ne nje sherr me fjale fyese.
Taulant Balla ngrihet i irrituar nga vendi dhe i thotë Blushit se “je bërë treshe me Bashën e Berishën”. “Dole deputet i PS nga lista, ca vlerash ke ti, shko provo të votohesh…”, i thotë ndër të tjera Balla, kurse Blushi i eshte kunderpergjigjur, se PS, eshte rikthyer ne nje parti halabakesh.
Nje apel pa mifrofon iu be dhe kryeministrit Rama, e jo vetem nga Blushi.
Ja zhvillimi pas fjalimit te Blushit ne Kuvend
“Përfitoj që ka ardhur kryetari i Rilindjes, s’është shumë kollaj ta gjesh këtu. Kam një pyetje direkte për të, ndaj u çova për procedurë zoti kryetari i parlamentit. Para një jave jam ngritur në këtë seancë dhe kam thënë se si ka mundësi që kryetari i bashkisë së Kavajës deklaron se nuk mban mend se si është dënuar në Gjermani. Më ka ardhur një mesazh. Pasi fola në parlament më ka ardhur një mesazh dhe do ta lexoj këtu. “O Blush jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bo asnjë krim si thatë ju dhe shumë shpejt do të dal në sqarim për publikun por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës që më mbështet. Unë…etj etj. Ka ca sharje që po ja kursej publikut. Unë e neveris këtë lloj qenie, po ç’rëndësi ka. Tani kam një pyetje për ty Rama. Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Kush është ky që më çon mesazh, ta lexoj edhe numrin se ti thu e ka emrin Ervin, ai thotë e kam Elvis. Ky e ka numrin 069 600 7***. Kush është ky Elvisi apo Ervini? Se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe e ndërroi emrin. Shkon Ervini në KQZ si shkon, si Ervin apo si Elvis dhe pyetja që kam për ty kjo është. Pse po ja nxin faqen këtij vendi? Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë: Ervinin dhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan, se s’mbaron kjo histori, isha para 2 muajsh në Elbasan dhe e pe apo jo, doli atje dhe më tha “Do të vras se ke bërë një libër”. “Do të vras” tha ishe vetë dhe ti dole the se njësoj është ky që ka thënë “do të vras” me ty që ke bërë një libër që ke ngacmuar atë. O zotëri kë përfaqëson ti këtu, kë përfaqëosn këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, në Elbasan, në Peshkopi, edhe në Durrës po të duash, kur e vë atë jastëkun që e mban me vete në avion.
Kush janë këta njerëz, janë të gjithë me precedentë penal. Këta po ta rrëzojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban ti pushtetin. Me këta njerëz kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë janë dënuar, s’janë dënuar. E ku e gjen guximin ky, e di unë ku e gjen guximin ai, se një qytetar i thjeshtë nuk do e kish bërë dot këtë. Mendon se e mbron ti, Elvis Roshi më çon mua sms me kërcënime. Elvis Rroshi! Nëpër lagjet e Tiranës, kur kam qenë i vogël kam parë me dhjetëra si puna e tij. Këto janë qenie të neveritshme, çështja nuk është pse janë ata e si janë. Çështja është pse nuk i kap ligji? E di pse, sepse i mbron ti, kështu që të lutem dil këtu dhe thuaj si e ka emrin Elvis Rroshi apo Ervin Rroshi dhe ke ndërmend ta mbrosh akoma pas kësaj apo jo. Kjo është pyetja ime?”, tha Blushi.
Debatet pa mikrofon
Menjëherë pas fjalës së Blushit, kryeparlamentari Meta ia dha fjalën Mediut, por ka ndërhyrë Topalli që i ka këkuar kryeministrit të reagojë.
“Fol, mos hesht e qesh aty. Shif cfarë po ndodh more. Kërcënojnë me sms, fol pse rri”.
Rama iu përgjigj nga vendi: Ulu aty
Balla: Ku është procedura këtu
Paloka: Po kjo ishte e rëndë
Meta: Do pushoni se do flasë Mediu
Blushi-Ramës: Po cohu i frikacak, cohu fol apo je shok i Elvisit
Topalli: Cohu jepi përgjigje
Rama: Ulu moj, ulu. Unë bëj debat me origjinalin
Topalli: Reago, pra…
Meta: Jam i detyruar të ndërpres seancën 2 minuta, meqë nuk po ndaloni dhe nuk e lini Mediun të flasë
Balla: Je bere pale me Berishen, turp. Blushi: Parti halabakesh, turp te keni ju
Balla: Edhe ti je shoku i Elvis Roshit dhe ke qenë
Blushi: Unë s’kam qenë asnjëherë as shoku jot e as i Elvis Roshit
Balla: Jeni bërë tre, Basha, Berisha dhe ti. Ik ore se je bërë për turp. Ke ardhur këtu me teserën e PS, bëj detyrën, në mos shko dhe votohu tani e të mësohs sa vota merr
Blushi: Jeni bërë parti halabakësh, për turp jeni ju…
Balla: Pse qenkemi partia halabakesh, pse s’u bere ti ministër? Se po të ishe bërë ministër, e shifshe ti sa e mirë do ishte kjo partia jote
Një zë nga krahu i PD: Të kanë dalë ushtarët nga dora Pandi
Balla: Pse nuk shkove në prokurori
Blushi: Ju doni të talleni, jeni qesharakë të gjithë, jeni fundërrinë e këtij vendi. Më thua prokurori, po kë të marr seriozisht unë, ty apo Elvis Roshin? Se në Prokurori shkohet kur merret seriozisht, ky është një palaço. Paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin, se më ka cu mua mesazh, ore jeni mirë ju apo jo. Këta duhen përcmuar, se s’ka b… të mbrohet
Dule e Paloka deputete perkrahin Blushin
Fill pasi deputeti Blushi deklaroi se ishte kërcënuar me sms në telefon nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, salla e Kuvendit është përfshirë në debate të ashpra. Rastin në fjalë e kanë e dënuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Dule: Isha në një trilemë në lidhje me situatën politike se çfarë klasifikimi s’do i bëja skenës politike. Sot na plas një skandal më i madh. një deputet na thotë se është kërcënuar. Çfarë shembulli po u japim elektoratit? Këtë zgjidheni ju. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve. Një koleg kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, atëherë për çfarë përgjimesh po flasim? Askush nuk vepron. askush nuk vepron. A mund të ketë heshtje më kriminale sesa kjo nga vetë kryeministri dhe kabineti qeveritar.
Paloka: Zoti kryetar,
Nuk po dimë si ti rendisim skandalet në këtë vend, ka një javë që kjo qeveri është përballë skandaleve nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat. Vetëm në një javë tre skandale të rënda dhe askush nuk jep përgjigje. Askush nuk flet. Vetëm dalin, mashtrojnë. Njerëz që sot duhej të ishin prapa hekurave të burgut, që në momentin e parë që plasi skandali i përgjimit, këta që mashtruan bashkë me drejtorin e policisë dhe drejtuesit e policisë, duhej të ishin pas hekurave të burgut jo të vinin këtu. Tani sapo dëgjuam një kolegun tonë që denoncoi një akt tjetër të rëndë. Një kryetar bashkie i “Rilindjes”, i mbrojturi i Edi Ramës, ka kërcënuar me jetë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka rëndësi kush është ai, është i Partisë Demokratike, i Partisë Socialiste, apo ish-Partisë Socialiste. Këtu po të jesh kundërshtar i Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh të bëhen të gjitha të zezat. Kryeministri qesh, ngërdheshet aty prapa. Sot unë bëra edhe një deklaratë nga Partia Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shkel ligjin e dekriminalizimit duke mos bërë publike, siç e ka detyrim ligjor, pikërisht formularët e këtyre kriminelëve që mbron ky kryeministër dhe nuk është as harresë, as pakujdesi, Jo! Janë të lidhur me krimin me urdhër të këtij dhe po shkelin ligjin edhe KQZ nuk po i nxjerr përpara shqiptarëve kush janë të zgjedhurit e këtij, të kaluarën e tyre kriminale. Sot, në vend që të ishin atje ku e meritojnë, marrin edhe guximin dhe kërcënojnë deputetët me jetë. Normale, sepse është ky, është kryesori, është ky që i mbron, ky i ka vënë aty, dhe ky vazhdon t’i mbrojë. Dhe, na flet për drejtësi, për reforma, për ligj, për shtet. Cili shtet? Ai që burgos një baba të mjerë se donte të rregullonte çatinë e shtëpisë së fëmijëve të tij dhe nga ana tjetër e le të ikë kryemafiozin? Cilin shtet? Ai që burgos për 3 mijë lek të vjetra, një fakir që nuk ka të paguajë dritat dhe lë të bredhin kriminelët. Ky është shteti? Nuk mund ta kalojmë ne z.kryetar kështu. Eshtë e vërtetë që këtu skandalet zënën njëri-tjetrin, por ne nuk mund ta pranojmë, nuk mund të mësohemi me të keqen deri në këtë shkallë. Të themi, iku edhe një e keqe tjetër, jo! Ka arritur aty ku s’mban më. Ndaj edhe ju si kryetar Parlamenti nuk mund ta kaloni kështu. Ky zotëria sigurisht që nuk guxon të japë përgjigje, origjinalit apo kopjes, ky duhet të japë përgjigje për origjinalin që ka në Kavajë që është kopja e këtij. Ai origjinali i Kavajës është kopja e këtij. Një i gjatë dhe një i shkurtër por janë të dy siamezë. Për këto duhet të japë përgjigje!
Balla: Nuk besoj se qoftë parafolësja dhe parafolës u ndjen të prekur nga ajo që tha me gjithë zemër Klodjana, se kush më pak e kush më shumë ka pak Shukri brenda vetes. Bie dakord se çdo lloj forme kërcënimi ndaj deputetëve duhet denoncuar dhe hetuar. Ajo që më vjen më shumë keq është se nëse do ishte kërcënuar Lulzim Basha ‘Xhozefina’ nuk do kishte folur. Edhe Mark Frroku ta ka thënë ty n ë Parlament se të ka paguar ty me para. Sot, në funksion të një kërkesë të bërë nga Shalsi, do doja të ndalesha tek marrëdhëniet BE-Shqipëri. Si ka mundësi që ish-kryetarja e Kuvendit për 8 vite, foli për Shullazin, për Frrokun, por jo përe reformën në drejtësi. Pasi reforma mund ti cënojë ata dhe mund të dënohen e s’mund të shkelin më Kuvendin.
(d.b/m.k/BalkanWeb)
