Një vatër zjarri ngelet ende aktive në qarkun e Shkodrës. Lajmi konfirmohet nga strukturat EC të Bashkive të Qarkut Shkodër.

Mësohet se vatra e zjarrit ngelet aktive në fshatin Vukpalaj të Bashkisë Malësi e Madhe.
Gjate gjithë natës në këtë vatër zjarri kanë punuar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse. Aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.

Në bashkinë Shkodër, vijon të monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll dhe nuk ka vatër zjarri aktive.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: