Mosmarrëveshjet brenda familjes së këngëtares Miley Cyrus duket se janë drejt fundit.

Pamjet e siguruara nga tabloidi britanik Daily Mail të nënës së këngëtares, Tish me vajzën e saj Noah janë shenjë se janë ribashkuar pas 3 vitesh.

Shkak për prishjen e marrëdhënies së tyre është bërë fakti që 57-vjeçarja u lidh me ish-yllin e “Prison Break” Dominic Purcell në nëntor 2022.
Mediat e huaja në atë kohë bënë të ditur se nëna e artistes së njohur i kishte marrë të dashurin vajzës së saj Noah.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tish dhe Dominic, 54 vjeç, u martuan në shtëpinë e Miley Cyrus më 19 gusht 2023, në një ceremoni që Noah nuk mori pjesë.

Madje u tha në atë kohë se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur të motrën jashtë banesës së saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: