Ato sapo janë lidhur, por që tani janë një çift mondan. Që kur ka ardhur në Milano (nga Miami ku ai kalon pjesën më të madhe të vitit) me të dashurën e tij të re Jazzma Kendrick, Bobo Vieri nuk ka humbur asnjë event në qytet. Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Pin Up Stars, ku prezantoi edhe të dashurën e tij Jazzma.

Pas muajsh të tërë heshtjeje dashurore, Don Zhuani i futbollit italian kthehet dhe tregon për dashurinë e tij të re.

Vieri që ka qenë në lidhje me femra të njohura të spektaklit italian, mes tyre Elisabetta Canalis dhe Melissa Satta, tani duket se është i dashuruar dhe i lumtur me një modele amerikane.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: