Ministria e Mbrojtjes së Turqi njoftoi se 13 terroristë të PKK-së, kurd u neutralizuan me një operacion ajror në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 13 terroristë të PKK-së u neutralizuan me një operacion ajror në veri të Irakut, transmeton Anadolu.

“Ne po ua ngushtojmë veriun e Irakut terroristëve. Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan me një operacion ajror 13 terroristë të PKK-së, të cilët i zbuluan në rajonet Gara dhe Haftanin.

Ne vazhdojmë dhe do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri të madhe për të shpëtuar kombit tonë fisnik nga plaga e terrorizmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb