TIRANË- Kompania Birra Korça në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizon pranë Liqenit Artificial një festival madhështor ku arti, kultura e sporti bëhen bashkë. Në dy ditë, 21 dhe 22 Maj, të rinjtë nga i gjithë vendi kanë mundësinë të argëtohen, në një event, që tashmë prej disa vitesh po kthehet në traditë.
I hapur në orët e para të paradites së të shtunës të rinjtë kanë shijuar muzikën live dhe janë argëtuar me lojëra e sporte të shumta relaksuese. Të shoqëruara edhe me pijen më cilësore në treg, Birrën Korça kjo e shtunë është shndërruar në një ditë të paharrueshme.
Ky festival do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes për të përfunduar natën e 22 majit. Në këtë spektakël dy ditorë nuk do të mungojnë edhe Dixheit më të famshëm shqiptarë dhe të huaj. Hyrja në festival është falas për të gjithë. Pas sukseseve në edicionet e viteve të mëparshme Firstëave Festival tashmë po kthehet në traditë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)