GJERMANI- Vazhdojnë kontrollet e shumta të Policisë gjermane që po ndalojnë dhjetëra kosovarë që po hyjnë ilegalisht në këtë shtet.
Në një kontroll në trenin e linjës EN420 për në Passau, Policia ka gjetur 21 kosovarë ilegalë dhe pa dokumente.
Kur ka dashur t’i arrestojë, një kosovar 43-vjeçar ka bërë rezistencë duke i kafshuar në dorë të dy policët.
Të dy policët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa ia kanë arritur ta arrestojnë kosovarin.
Kosovarët e tjerë u dërguan në një qendër mbajtjeje në Deggendorf, kurse të rinjtë dhe fëmijët në një qendër rinore.
(ma.ar/BalkanWeb)